8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Orë para tragjedisë, Festim Isufi dhe gruaja promovonin ofertat e biznesit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin e Kosovës, ku dizajneri i njohur Festim Isufi është gjetur i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” në Prishtinë. Gruaja e tij, Rina, është gjetur e plagosur rëndë nga goditje me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve zyrtare.

Ngjarja tragjike ndodhi vetëm pak orë pasi çifti kishte qenë aktiv në rrjetet sociale. Ata kishin postuar së bashku njoftime për ofertë likuidimi deri në 70% në kompaninë e tyre të modës, duke shënuar fillimin e një faze të re para sezonit të ri.

Më herët gjatë muajit, Festimi kishte shpallur thirrje për kurse profesionale në industrinë e modës, duke ndarë me ndjekësit planet e tij për të kontribuar në rritjen e profesionistëve të rinj në fushën që ai e dominonte prej vitesh.

Policia dhe organet hetimore janë në vendngjarje dhe ende nuk kanë dalë me një version zyrtar për rrethanat dhe shkakun e ngjarjes, ndërsa mediat lokale raportojnë për hetime të shumta në vijim.

Kjo ngjarje ka lënë në zi komunitetin artistik e të modës në Kosovë dhe më gjerë, teksa miq, bashkëpunëtorë dhe ndjekës të Festim Isufit kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjete sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...