17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Sali Berisha kërkoi vizë dy herë pas shpalljes “non grata”, SHBA refuzon të përgjigjet

Sipas dokumenteve të dorëzuara pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë nëpërmjet regjistrit FARA (Foreign Agents Registration Act), mësohet se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka kërkuar dy herë vizë për të udhëtuar në SHBA, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit amerikan.

Kërkesa e parë është bërë më 28 mars 2021, vetëm tre ditë para nisjes së fushatës zgjedhore të atij viti. Iniciativa ishte ndërmarrë nga një shoqatë shqiptaro-amerikane, që kërkonte një vizë njëkalimëshe për Berishën, në mënyrë që ai të zhvillonte takime me diasporën shqiptare në SHBA.

Pas më shumë se një muaji pa përgjigje, më 1 maj 2021, është dërguar një kërkesë e dytë, kësaj here me kërkesën për rishikimin e sanksioneve ndaj tij dhe mundësimin e udhëtimit në SHBA. Kërkesa është bërë përmes kompanisë lobuese amerikane “Continental Strategy”, e lidhur me Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Megjithatë, Departamenti i Shtetit nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj asnjërës prej kërkesave dhe Berisha mbetet në listën e personave “non grata” në SHBA, që nga shpallja e sanksioneve nga administrata e Presidentit Joe Biden në maj të vitit 2021. Asnjë sinjal nuk është dhënë deri tani për ndonjë rishqyrtim apo ndryshim të vendimit nga pala amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...