10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

OSHEE miraton skemën e re të pagesës me këste për debitorët – Përfitime për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla

Të gjitha familjet, bizneset e vogla dhe institucionet që kanë fatura të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2023, do të kenë mundësi t’i shlyejnë ato me këste mujore, sipas një vendimi të ri të miratuar nga OSHEE më 21 korrik 2025.

Lajmin e bëri të ditur Mentor Hima, Drejtor i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE, i cili sqaroi se kjo skemë ka për qëllim të lehtësojë barrën financiare të klientëve dhe të parandalojë ndërprerjet e furnizimit për shkak të detyrimeve të pashlyera.

“Të gjithë klientët familjarë dhe jofamiljarë, përfshirë pensionistët, personat me status të veçantë dhe familjet në nevojë, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë. Pagesa mund të bëhet me këste minimale prej 1200 lekësh apo 2800 lekësh, në varësi të kategorisë”, theksoi Hima.

Skema parashikon mundësinë e deri në 240 këste maksimale, por klientët që zgjedhin të paguajnë më shpejt, mund të përfitojnë ulje të kamatës nga 50% deri në 100%, në varësi të grupit që i përkasin.

Kusht për përfshirje në skemë është që detyrimet e krijuara gjatë viteve 2024 dhe 2025 të jenë të shlyera paraprakisht. Pra, skema vlen vetëm për debinë deri në fund të vitit 2023.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Për individët: karta e identitetit e aplikantit.
• Për bizneset e vogla: dokumentacioni ligjor, NIPT, regjistrim në QKB, vërtetim nga tatimet për përgjegjësinë tatimore.
• Për familjet me status të veçantë: dokument që vërteton statusin e tyre social ose ekonomik.

OSHEE fton të gjithë klientët debitorë të paraqiten pranë sporteleve për të përfituar nga lehtësitë e reja, në një kohë kur lufta ndaj borxhit të energjisë mbetet një prioritet për kompaninë dhe sistemin energjetik në tërësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...