22.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Pa post në qeveri apo parti, Taulant Balla: “Do të vazhdoj të jem zëri i atyre që kanë votuar”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për mediat pas prezantimit të qeverisë së re “Rama 3”.

Balla thotë se nuk sheh asnjë shmangie të asaj që ka dëshirë të bëjë, ndërkohë që Rama nuk i dha asnjë post në qeveri apo parti.

Për Ballën, fakti i të qenit kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës në mandatin e tretë është përgjegjësia e dytë më e rëndësishme pas Ramës për administrimin e besimit të qytetarëve.

“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë të mos jesh në pozicion të rëndësishëm, të drejtosh qarkun e dytë ku buron pushteti i socialistëve.

Meqenëse jam depute t i qarkut të Elbasanit ku gjej rastin të falenderoj ata 90 mijë votues që si asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike, PS ka pasur afro 70 mijë vota në Elbasan, kësaj radhe rritëm më të madhe në vend. Dua ti falenderoj një për një, çdo votues e votuese, edhe ata që nuk na votuan por që mendoj se koha do të tregojë se vota për PS është për të mirën dhe të ardhmen europiane, anëtarësinë e PS në Elbasan, patronazhistët të cilët bënë punë të shkëlqyer sepse ne kemi arritur dhe ditur të ngremë një strukturë e makineri elektorale shumë efikase, arritje historike për fitoren e mandatit të tretë.

Dhe unë nuk e fsheh, duke qenë se kam pasur prirjen të shoh organizimin e partive të tjera në europë, PS e Shqipërisë është shumë mirë e organizuar, e mira s’ka fund. Sa më shumë përmirësim.

Kryetari i shumicës parlamentare në një Parlament që do të ketë shumë përgjegjësi, është përgjegjësia e dytë pas kryeministrit për administrimin e besimit nga qytetarët.

Unë do të vazhdoj të jem në krye të grupit parlamentar të PS, janë grup deputetës e deputetesh shumë të mirë, që duhet të luajnë rol aktiv në përmbushjen e besimit në cilësinë e legjilacionit. Nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga ajo që kam dëshirë të bëj, t’ju them të drejtën që jam i vetmi deputet që kandidoj gjithmonë në të njëjtën zonë. Ajo çfarë duhe të ndryshojmë rrënjësisht është që çdo qytetar duhet të dijë për kë ka votuar.

Prej ditës së parë kur jam zgjedhur deputet, kam thënë se do të vazhdoj të jem zëri i atyre që kanë votuar, do ta bëj në mënyrën më të mirë. Besoj se dhe ju që merreni me të dhëna, rezultatet kanë qenë në rritje.

E para është që unë ju thashë, jam deputet i Elbasanit, drejtues politik i Fierit. Fieri është qark që ka 16 mandate, ku PS ka marrë 9. Duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur do të thoja unë performancën q ëish-drejtuesi  Gramoz Ruçi ka pasur për 3 mandate me radhë, mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenit deputet.  Qoftë marrëdhënien prej shtetari, qoftë marrëdhënien që do të kesh me organizimin dhe strukturën. Në këtë këndvështrim të jesh drejtues politik i Fierit, secili prej nesh në karrierë është hap në forcimin e vet si pëfaqësues i rëndësishëm. Nuk është çështje kungujsh, por përgjegjësish.

Vështirë ta besoj dikush se nuk jam mërzitur me Ramën? Do të mërzitem me Ramën nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme për të kthyer borxhin që i ka PS për mandatin e tretë. Të mos harrojmë se PS ka rezultatin më të mirë në Elbasan, detyrimin më të madh për Elbasanin. Jam në kuvend që çdo rrugë, çdo kanalizim, çdo shkollë e çerdhe apo investime të tjera publike, Elbasani të ketë vëmendjen e parë nga qeveria.  Unë jam bërë deputet i PS që 27 vjeç. Ka qenë viti 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar i PS. Ne gjithmonë kemi rifreskuar dhe unë lidhur me qeverinë nuk kam asnjë koment, përveçse mbështetje maksimale. Do ja kërkoj këtë çdo deputeti të PS. Të gjithë ministrat meritojnë respektin, por edhe mbështetjen. Unë do të mirëpres menjëherë, sapo të fillojmë, edhe mbledhjet mes Komisioneve Parlamentare dhe ministrave, ku çdo ministër do ketë mundësi të prezantojë para deputetëve në komisione edhe detyrat. Gjatë rrugës mund të ketë edhe ndryshime, përmirësime, por e rëndësishme është që PS do të fitojë zgjedhjet e vitit 2023 dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.‘’- tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...