13.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Pamje/Porti Galata i Stambollit është më shumë se një port lundrimi”, Turqia me një terminal nëntokësor

Një port më i avancuar në Stamboll me një terminal nëntokësor, e me një restorant kuzhinierësh të famshëm dhe një qendër tregtare, është atraksioni më i ri në Turqi, që mirëpriti një tjetër anije me 5000 pasagjerë, duke sjellë më shumë para në industrinë e turizmit.

Figen Ayan, shefja e portit në Galataport, tha se “anijet filluan të mbërrinin njëra pas tjetrës” pasi vendi u hap në tetor.

“Porti Galata i Stambollit është më shumë se një port lundrimi. Përpara portit të Galatas, ky ishte vetëm një vend në të cilin mund të ankoroheshin vetëm mjete lundruese pasagjerësh. Tashmë ne kemi ndërtuar diçka që renditet si të parët në botë dhe ndërtuam edhe një terminal nëntokësor”, tha Ayan.

I goditur fort nga Covid, sektori i turizmit të Turqisë mund të marrë pak frymë nga të ardhurat e gjeneruara në Galataport, i cili u hap në 2021, një vit më vonë se sa ishte planifikuar për shkak të pandemisë. Porti mund të japë një nxitje për një ekonomi që është rënduar nga inflacioni, por projekti ka tërhequr kritika mbi shkatërrimin e monumenteve historike dhe ndikimin e mundshëm mjedisor.

Një vijë bregdetare prej 1.2 kilometrash që ishte e mbyllur për përdorim publik për 200 vjet, u hap për shkak të projektit. Rreth 30 anije turistike janë ankoruar deri më tani në Galataport dhe 200 të tjera priten deri në fund të vitit, që arrin në 450,000 pasagjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...