6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Macron i trembet humbjes së shumicës absolute, premtimet elektorale do të ngelen pa realizuar

Pak pas rizgjedhjes si president, Macron duhet t’i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze, gjë që do t’ia vështirësojë qeverisjen dhe realizimin e projekteve politike që Macron i bëri të ditura gjatë fushatës elektorale për president.

Në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, aleanca e majtë e gjelbër “Nupes” e Jean-Luc Melenchon ka arritur të marrë gati po aq vota (25,7%) sa fronti i qendrës i presidentit Macron, “Ensemle” (25,8%). Dallimi mes dy kampeve politike, sipas të dhënave zyrtare qëndron në 21.442 vota, përballë 48,7 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Sistemi i komplikuar zgjedhor çon pjesërisht në dallime të mëdha në proporcionalitet dhe shpërndarjen e vendeve në parlament. Në fund vlejnë votat për fituesin e secilës zonë zgjedhore. Sipas sondazheve të instituteve, pritet që të dielën e ardhshme, kampi i Macron në raundin e dytë të mbledhë vota nga shumë zgjedhës, kandidatët e preferuar të të cilëve kanë humbur në raundin e parë.

Shumica absolute në rrezik

Sipas kësaj llogaritjeje mbështetësit e Macron mund të marrin 255 nga 295 vende në parlamentin me 577 vende. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende. Për aleancën “Nupes” parashikohen 150 deri në 210 vende, megjithë rezultatin e mirë zgjedhor.

Nëse Macron e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise, si për shembull tek reforma e pensioneve. Vetë Melenchon e vlerësoi rezultatin zgjedhor si dështim për kundërshtarin politik, Macron. “E vërteta është se partia e presidentit në raundin e parë ka dështuar dhe është mundur”, tha ai në Paris.

Populistja e djathtë, Marine Le Pen u tregua optimiste, që partia e saj “Rassemblement National” në të ardhmen do të mund të krijojë një fraksion të vetin. Për këtë nevojiten 15 deputetë, partia e saj sipas llogaritjeve mund të arrijë 10-30 vende.

Kryeministrja e sapoemëruar nga Macron, Elisabeth Borne bëri thirrje për një “javë të mobilizimit”. Ajo vetë dhe 14 anëtarë të qeverisë kanë dalë në zgjedhje dhe rrezikojnë të humbasin postet, nëse nuk fitojnë në zonat e tyre zgjedhore. Por nuk dihet, nëse shumica e francezëve do mund të mobilizohet të dielën e ardhshme. Pjesëmarrja në zgjedhje arriti një pikë tjetër të ulët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...