14.2 C
Tiranë
Friday, May 16, 2025
spot_img

Pampuri: Ekonomia nuk e përballon dot një mbyllje të dytë

Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka qenë në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar vendimin e qeverisë, për ta bërë maskën të detyrueshme në çdo ambient, duke nisur nga java e ardhshme. Pampuri e quajti këtë një masë çoroditëse, që sipas saj nuk mund të merrej, vetëm pak ditë pasi qeveria fali gjobat që janë vendosur gjatë muajve të pandemisë.

“Të marrësh masa për faljen e gjobave dhe më pas ti falësh ato është një çoroditje. Pse nuk thuhet sot që duhet të merren masa të tjera, si shtimi i tamponeve dhe masa të tjera, në çdo vend të botës flitet për parandalim, qytetarët këshillohen, vetëm në Shqipëri ndodh që qytetarët të frikësohen me tanke.

Ne si qytetar duhet të ndihemi të fyer nga një sjellje e tillë e qeverisë, shqiptarët komunikojmë përmes komunimit, vetëm në vendin tonë nuk flasin ekspertët. Gjatë gjithë pandemisë kanë folur shumë pak ekspertët, dhe disa prej tyre që kanë folur kanë qenë nën ndikimin e kryeministrit, e them me keqardhje këtë”, u shpreh Pampuri.

Ish-deputetja e pyetur nga gazetarja e Fax News Denisa Ruzi, nëse do të mund që ekonomia shqiptare të përballonte një karantinë të dytë, u shpreh në mënyrë kategorike, që jo.

“Ekonomia shqiptare nuk mund ta përballojë dot një karantinë të dytë, absolutisht jo. Ne jemi përballë një krize, që nis që nga borxhi i lartë, dhe asnjë para që nuk është alokuar për qytetarët, përballemi me 100 mijë qytetarë të papunë, me një sistem shëndetësor të rrënuar, dhe me mjekë që largohen çdo ditë. E gjithë kjo krizë është e papërballueshme dhe rrënuese për ekonominë shqiptare, në rast se do të kishte një mbyllje të dytë.

Kjo amulli informacioni dhe mungesë ndërgjegjësimi vjen për shkak se nuk ka një qendrim ekspertësh. Ne nuk mund të pranojmë studime që nuk janë të mirëfillta, dhe kjo bën që të rinjtë të jenë më të shkujdesshëm”, u shpreh Pampuri.

Sa i takon zgjedhjeve në PD, Pampuri tha se kjo është një risi dhe tregon sesa demokraci të brendshme ka kjo forcë politike. Duke komentuar rastin e Klevis Balliut, Pampuri u shpreh se askush nuk përjashtohet nga PD, dhe se kushdo ka vendin e tij për tu shprehur brenda partisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 13 Maj 2025

0
Ja parashikimi astrologjik për të martën, 13 maj 2025, për secilën shenjë të zodiakut, bazuar në burime të ndryshme: ⸻ ♈ Dashi (21 Mars – 19...

Parashikimi i motit, e Martë, 13 Maj 2025

0
Më 13 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë të...

Peshkopi: Babai i kandidatit të PS qarkullon i lirë pas të shtënave me armë...

0
Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, efektiv policie dhe njëherazi babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura, në një incident të rëndë...

Kaos në Vlorë nga “Giro d’Italia”, qytetarët bllokohen në trafik dhe s’mund të votojnë

0
Vlora është përfshirë sot nga një bllokim i rëndë trafiku, duke krijuar kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor dhe duke penguar seriozisht qytetarët që...

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të...