Papa Françesku u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit duke përcjellë urimin për festën e Krishtlindjeve në të gjitha gjuhët e botës.
Ai iu kthye sërish temës së luftës në Ukrainë, duke thënë se sot bota po vuante nga një “uri për paqe”. “Vështrimi ynë u mbushtë me fytyrat e vëllezërve dhe motrave ukrainase që po jetojnë këtë Krishtlindje në errësirë, në të ftohtë, ose jashtë shtëpive të tyre, për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga dhjetë muaj luftë”.
“Bota po përjeton një mungesë serioze paqeje edhe në rajone të tjera”, tha ai duke kthyer vëmendjen drejt Lindjes së Mesme. Ai kërkoi rifillimin e dialogut mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Ai kërkoi që ushqimi të mos përdoret si armë lufte. “Ne mendojmë për njerëzit që vuajnë nga uria, veçanërisht fëmijët, ndërkohë që çdo ditë shpenzohen burime financiare për armë.pap
Lufta në Ukrainë e ka përkeqësuar më shumë situatën duke lënë popullata të tëra në rrezik për shkak të urisë, veçanërisht në Afganistan dhe disa vende në Afrikë. Ne e dimë që çdo luftë shkakton uri. Në këtë ditë le të angazhohemi të gjithë, edhe ata që kanë përgjegjësi politike”.