27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Parandalimi i rrezikut për një fatkeqësi bërthamore/ OKB: Ukraina dhe Rusia, të interesuara për një zonë të sigurt në Zaporizhja

Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me propozimin e prezantuar nga agjencia bërthamore e OKB-së për krijimin e një zone të sigurt përreth centralit bërthamor të Zaporizhjës. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se të dy shtetet po bashkëpunojnë me agjencinë dhe po parashtrojnë pyetje për këtë ide.

Krijimi i një zone të sigurt ka për qëllim të parandalojë aktivitetet ushtarake, sikurse granatimet që kanë dëmtuar linjat elektrike të centralit dhe kanë vënë në rrezik sigurinë në Zaporizhja, tha Grossi gjatë një konference për media në Vjenë më 12 shtator. Rusia mori nën kontroll centralin e Zaporizhjës pak kohë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Deklaratat e Grossit erdhën një ditë pasi Enerhoatom, që është përgjegjës për centralin, tha se reaktori i fundit, që ishte funksional, është fikur për shkaqe sigurie.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se një linjë rezervë elektrike që lidhet me centralin është rregulluar, duke i ofruar uzinës elektricitet për të përfunduar procesin e mbylljes dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar rrezikun e ndonjë fatkeqësie bërthamore.

Më 7 shtator, autoritetet ukrainase u bën thirrje banorëve në afërsi të centralit që të evakuohen për shkaqe sigurie. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike më 11 shtator, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se pushtimi i centralit nga forcat ruse është arsyeja se pse është vënë në rrezik siguria e uzinës. Por, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, gjatë kësaj bisede Putin ka fajësuar forcat ukrainase për rrezikun në Zaporizhja.

 

Luftimet përreth centralit – që është më i madhi në Evropë – kanë rritur shqetësimet për një fatkeqësi të mundshme bërthamore. Rusia ka akuzuar Ukrainën se po tenton që të marrë me forcë kontrollin e centralit, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kievi. Ukraina dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë për vendosjen e armatimeve të rënda në central, duke e ditur fare mirë se Ukraina nuk do të përgjigjet me zjarr. Moska mohon këto akuza dhe u ka rezistuar thirrjeve për çarmatosjen e zonës me qëllim që të shmanget një katastrofë mjedisore./Rel

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...