I ftohti siberian po ndikon edhe në klimën shqiptare, duke parashikuar një fuqizim të vranësirave dhe reshje të dendura të dëborës.
Pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë kushte të vështira, me temperaturat që ulen deri në -4 gradë Celsius, ndërkohë që era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h në drejtim veriperëndimor.
Situata pritet të intensifikohet gjatë mbrëmjes dhe natës, me reshje të dendura dhe temperaturat që vijojnë të kenë një trend ulës.