Moti parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta dhe hera-herës mesatare në një pjesë të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, parashikohen vranësirat në veriperëndim dhe relievet malore në lindje hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.