Sipas MeteoAlb, do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në skajin verior.
Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.