Sipas MeteoAlb, aktivizimi i anticiklonit të azoreve do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominate gjatë gjithë paradites.
Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare, ndërsa vranësira më të dukshme priten përgjatë zonave verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Pukë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Beratit.