Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Gjithashtu parashikohen reshje shiu me intensitet te ulet ne verilindje, në pjesën bregdetare dhe lokalisht në qendër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare kryesisht në orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.