Dita e sotme parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.