Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 19°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor me shpejtësi 25 km/h ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.