4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Parashqevi Simaku reagon ndaj shpifjeve: “Publiku im e di kush jam”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka thyer heshtjen pas akuzave dhe komenteve që, sipas saj, i janë bërë gjatë 10 muajve të fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Simaku u shpreh se emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga persona që kërkojnë vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.

Reagimi i saj erdhi vetëm pak ditë pas deklaratës së influenceres Shqipe Hysenaj, e cila ka përmendur këngëtaren si pjesë e thashethemeve në komunitetin shqiptar në SHBA, duke e akuzuar se “u merrte burrat të tjerave”.

Parashqevi Simaku i ka cilësuar këto akuza si të pabaza dhe të përsëritura ndër vite. Ajo kujtoi se edhe gjatë viteve 1985–1988, në kulmin e suksesit të saj me çmime të fituara në festivale, ishte përballur me “mllef dhe zili”.

Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj”, shkruan artistja.

Në postimin e saj, këngëtarja theksoi se nuk ka ndërmend të ndalet përballë shpifjeve dhe se do të vazhdojë rrugën e saj “me dinjitet dhe të vërtetën në krah”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...