8.5 C
Tiranë
Monday, April 6, 2026
spot_img

Parlamenti Europian votoi pro raportit të prezantuar nga Isabel Santos/ Balla: “I kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili ka miratuar raportit të prezantuar nga Isabel Santos, duke theksuar se ky është “votim historik, me 519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla i kërkon Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Postimi i Taulant Ballës:

Përshëndes qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili me votimin historik të ditës së sotme me 519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian.

Në kushtet ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Parlamenti i kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për profesionalizmin në prezantimin e gjetjeve të raportit dhe në kërkesën për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...