25.5 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Parlamenti miraton ligjin për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativa dhe ish-ndërmarrje shtetërore

Parlamenti ka miratuar një ligj të rëndësishëm për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativa bujqësore dhe ish-ndërmarrje shtetërore, pa kërkesa për dokumentacion shtesë apo kosto për qytetarët.

Nga këto ndryshime ligjore përfitojnë mbi 30 mijë qytetarë, të cilëve do t’u njihet periudha e punësimit, duke mundësuar përfitimin e pensionit, të paktën në nivelin e pensionit social.

Kush përfiton nga ligji?

•Punonjësit e institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore deri më 1 tetor 1994
•Punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore deri më 17 tetor 1992
•Punonjësit e ish-kooperativave bujqësore deri më 19 korrik 1991

Kushtet kryesore për përfitim

•Gjatë periudhës së deklaruar, përfituesi duhet të ketë pasur vendbanim në fshat, ku ushtronte aktivitetin ndërmarrja apo kooperativa.
•Nuk duhet të ketë qenë duke vuajtur dënim me heqje lirie gjatë asaj kohe.

Ky ligj synon korrigjimin e padrejtësive sociale, duke njohur kontributin e mijëra qytetarëve, të cilët për shkak të mungesës së dokumenteve kishin mbetur jashtë skemës së pensioneve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...