29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Parlamenti po përjeton ditët më të errëta në këto 30 vjet pluralizëm”/ Vasili: “Qeveria po zbaton një puç institucional për bllokimin e Parlamentit”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh sot në një konferencë për mediat se qeveria ka marrë peng Parlamentin e Shqipërisë. Ai tha se ‘është e paimagjinueshme që për javë të tëra Parlamenti shqiptar vetëm në tre seancat e fundit ka shqyrtuar gjithsej dy projekt marrëveshje ndërkombëtarë, ndërsa në rendin e ditës së nesërme nuk ka asnjë projektligj të depozituar’.

Vasili u shpreh se kanë më shumë se 7 muaj të depozituar projektligje nga Partia e Lirisë për çmimin e naftës dhe për ndryshimet në Kodin Penal për tubimet, të cilat nuk janë prekur me dore.

“Jemi në këtë komunikim me median për një problem tepër madhor që ka të bëjë me bllokimin total të Parlamentit nga qeveria.

Parlamenti po përjeton ditët më të errëta në këto 30 vjet pluralizëm dhe pa e tepruar mund të thuhet me gojën plot që qeveria po zbaton një puç institucional për bllokimin e Parlamentit.

Është e paimagjinueshme që për javë të tëra Parlamenti shqiptar vetëm në tre seancat e fundit ka shqyrtuar gjithsej dy projekt marrëveshje ndërkombëtarë, ndërsa në rendin e ditës së nesërme nuk ka asnjë projektligj të depozituar.

Ndërkohë që janë depozituar projektligje nga Partia e Lirisë prej muajsh të tërë ku ai për çmimin e naftës dhe për ndryshimet në Kodin Penal për tubimet kanë më shumë se 7 muaj të depozituar dhe që as nuk preken me dorë. Ndërkohë që Parlamenti shqyrton në mënyrë të rrufeshme çdo lloj projektligji të qeverisë që i duhet asaj për hajdutëritë që bën apo për t’i bërë shërbim propagandës së ditës, pra projekligje që kanë zero vlerë për qytetarin, iu hapet rruga katër kanatë në Parlament.

Praktikisht mund të thuhet me gojën plot që qeveria ka rrëmbyer e ka marrë peng institucionin themelor të shtetit shqiptar nga ku burojnë të gjitha pushtetet duke mbajtur një qëndrim vërtetë mafioz ndaj Parlamentit të Shqipërisë.

Kjo situatë ngarkon me përgjegjësi të madhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që duke e konsideruar veten thjesht dhe vetëm si instrument të qeverisë nuk bën asgjë por është nënshtruar e po përdoret në funksion të pengmarrjes së Parlamentit nga qeveria.

Kjo situatë duhet të marrë fund dhe gjithashtu legjitimon çdo lloj reagimi të qytetarëve të cilët kanë votuar për një Parlament që funksionon që shqyrtojnë projektligjet që kanë lidhje me jetën e tyre dhe që iu mundëson të zgjedhurve nga populli të ushtrojnë veprimtarinë e tyre”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...