3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Partia e Lirisë akuzon qeverinë: “Financimi nga buxheti i shtetit për bujqësinë vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse”

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi deklaroi se financimet për këtë sektor ngelet të ulëta, duke iu referuar projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023.

Në një dalje për mediat në emër të Partisë së Lirisë, Telegrafi pohoi se buxheti për bujqësinë është 25 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 mln. Sipas tij blegtoria është në kolaps, ndërsa iu kundërpërgjigj Ramës, duke shtuar se realiteti nuk tjetërsohet me takime propagandistike.

DEKLARATA
Të nderuar qytetarë!
1- Jemi në këtë komunikim publik për të ngritur shqetësimin rreth projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023.
2- Ndërkohë që bujqësia përbën 28% të GDP dhe punëson 33% të popullatës, financimi nga buxheti i shtetit për këtë sektor fatkeqësisht vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse me rreth 25 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 milionë dhe Kosova 90 milionë
3- Si pasojë e financimit të mangut, bujqësia shqiptare do të vazhdojë të jetë jo-konkurruese në tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

4- Kjo në mënyrë kategorike do të sjellë përkeqësimin e mëtejshem të deficitit tregtare, rrudhjen e investimeve, rënien e prodhimit vendor dhe shpopullimin e komuniteteve rurale.
5- Për këtë arsye ne kërkojmë rishikimin e buxhetit për bujqësinë, dhe veçanërisht financimin e masave administrative që mundësojnë hapjen e eksporteve të kafshëve të gjalla dhe produkteve të mishit.
6- Është e pafalshme që për blegtorin shqiptar tregjet e pasura të BE vazhdojnë të mbeten të mbyllura ndërkohë që blegtorët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës prej vitesh eksportojnë lirshëm në vendet Europiane.

7- Mungesa e mundësisë së eksportit ka futur blegtorinë shqiptare drejt një kolapsi të frikshëm. Ku dita ditës prodhimi vendore po zëvendësohet fuqishëm me atë të importit.
8- Shifrat e rënies së numrit të gjedhit duhet të shërbejnë si një kambanp alarmi për qeverinë. Rikujtojmë se në vitin 2017 numri i gjetheve ishte 475 mijp ndërkohë që në vitin 2021 ky numër ka shkuar në 330 mijë.
9- Me këtë ritëm rënie Shqipëria në 10 vjet mbetet pa asnjë gjedh.
10- Realiteti në terren dhe në shifra është alarmant. Dhe ky realitet nuk mund të tjetërsohet dot as me takime të stisura propagandistike as me shantazhe ndaj mediave të cilat e pasqyrojnë atë.
11- Që ky realitet të ndryshojë nevojitet që buxheti i lëmoshës dhe shpërfilljes të marrë fund për bujqësinë shqiptare.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT