8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Partia e lirisë vazhdon denoncimin e inceneratorëve: “Do bëjmë publike një pjesë të dokumentacionit për inceneratorin e Fierit”

Partia e Lirisë, ka publikuar ditën e sotme fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, koordinatorja Kombetare e Luftes kundër Korrupsionit, Brisida Shehaj dhe deputeti, Petrit Vasili kanë zbuluar për publikun shkeljet e bëra në konratat koncesionare të kompanive të inceneratorëve.

Shehaj bëri me dije se kompanitë koncesionare kishin marrë kredi prej miliona dollarësh menjëherë pasi kishin firmosur kontratën me shtetin. Garancia mbi këtë kredi ishte vetë kontrata e firmosur me shtetin shqiptar, duke lënë peng pagesat që merrnin nga shteti shqiptar.

Brisilda Shehaj: Sot do bëjmë publike një pjesë të dokumentacionit për inceneratorin e Fierit. Bëhet fjalë për tre kompnonentë. E para është vendmimmarrja e kompanisë koncesionare. Kompania pasi ka firmosur kontratën, merr një kredi në vlerën 2.2 milionë dollarë. Ajo çfarë është më e rëndë është se dorëzënës është edhe kompania Alb Tech Technology që ka marrë koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Kontrata tjetër është në vitin 2019, e njëjta kompani sërish. E vetmja garanci që kanë këto kompanitë janë të ardhurat nga shteti shqiptar. Pra barrat, pengjet janë të qytetarëve shqiptarë. Në vitin 2020 kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM-ja për Covid-in, ka vazhduar aktivitetin dhe nuk ishte në gjendje të paguante punëtorë, dhe mori krerdi ku la garanci pasuritë e popullit shqiptar. Më pas në mars të 2020-kjo kompani ka përfituar sërish.
Kompanitë pas arrestimit të ndodhur në 2022 filluan me mos-pagesën e kredive dhe banka ka dërguar letra ku ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve të vonuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...