25.1 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Zjarr dhe shpërthime në një depo municionesh në Krime, plagosen dy persona

Nga zjarri në një depo municioni në Krime të martën u plagosën dy persona, që vjen një javë pas një serie shpërthimesh në një bazë ajrore në gadishullin ukrainas që u aneksua nga Rusia.

Zjarri dhe shpërthimet tronditën fshatin Mayskoye të Krimesë herët të martën, raportuan mediat ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një zjarr shpërtheu në një “vend për ruajtjen e përkohshme të municioneve të një prej njësive ushtarake”.

“Si rezultat i zjarrit, municioni i depozituar shpërtheu”, tha ministria, duke shtuar se nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Guvernatori i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se dy persona pësuan lëndime dhe se banorët vendas po evakuoheshin nga zona, derisa shpërthimet e municioneve vazhduan. Autoritetet ukrainase ende nuk kanë komentuar mbi incidentin.

Javën e kaluar, një seri shpërthimesh ndodhën në bazën ajrore Saki pranë fshatit Novofyodorovka në Krime. Ushtria ruse tha se kishte shpërthim aksidental të municioneve atje, por incidenti dukej se ishte rezultat i një sulmi ukrainas. Kievi tha se shpërthimet shkatërruan nëntë avionë rusë.

Zyrtarët ukrainas në atë kohë nuk morën publikisht përgjegjësinë për shpërthimet, ndërsa talleshin me shpjegimin e Rusisë se një duhanpirës i pakujdesshëm mund të kishte shkaktuar që municionet në bazën ajrore Saki të merrnin zjarr dhe të hidheshin në erë. Analistët thanë gjithashtu se shpjegimi nuk ka kuptim dhe se ukrainasit mund të kishin përdorur raketa kundër anijeve për të goditur bazën.

Gadishulli i Krimesë ka një rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike për të dyja palët. Kërkesa e Kremlinit që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë ka qenë një nga kushtet e saj kryesore për t’i dhënë fund luftimeve, ndërsa Ukraina është zotuar të dëbojë rusët nga gadishulli dhe të gjitha territoret e tjera të pushtuara.

Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...