6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Partia Socialiste mbyll sot fushatën në kryeqytet/ “Shiu që po bie, paralajmëron breshërin e madh mbi kutitë e votimit në 25 prill”

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga sheshi Skënderbej ish-liderin e PD-së, Sali Berishën dhe presidentin Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Meta është “bërë si ato çingijet që vinin rrotull marmitës”.

Mes te tjerash Rama iu drejtoi nje mesazh elektoratit gri, ndersa theksoi se me fuqinë e pakënaqësive do të ngjiten serisht.

“Shpesh herë e tashme e tija, e zvogëlon peshën që ka vota. Sepse mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shtëpisë. Nuk i bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu. Ai prag e bën që të thotë; nuk i votoj këta. Sot ai do një punë më të mirë dhe nuk e ka, ndërkohë që sheh të tjerë që kanë punë më të mira dhe thotë nuk i votoj këta. Apo mund të ketë atë sjelljen e brendshme të shumëkujt që thotë; këta janë të gjithë njësoj. Kjo është vota që njeriu jep kur gjykon mbi të tashmen. Por çdokush që voton, s’voton vetëm për veten, por ka detyrim që të votojë edhe për atë fëmijën që duhet të rritet duke votuar. S’ka kuptim që ajo voto në 25 prill, ka vetëm një drejtim, PS-në. Unë i kuptoj sado që e di që shumëkush prej tyre nuk më besojnë. Dhe po thoja, që po nuk nisi shiu. Kemi një problem. A e dini se pse filloi, që ne dhe e gjithë Shqipëria mos të harroj se ka shiu gjithë këto ditë, që bie e bie, për të paralajmëruar breshërin e madh mbi kutitë e votimit në 25 prill. Dhe zgjedhje e secilit është që të bëhet pjesë e atij breshëri. Apo të qëndroj në atë karvanin që gjithmonë më shumë duket si i dalë nga filmi ‘Koncert në vitin 36’. Ju kujtohet ai plaku që i jepte gaz për të prishur koncertin, ai është në Lalëz. Iku në Lalëz që kur u xhirua filmi dhe është bërë gogol dixhital, por nuk është veëm ai, se është dhe komshija e tij i Lalz. Ai Është bërë si ato çingijet që vinin rrotull marmitës për të thënë; kthejani kurrizin shpresave dhe ëndrrave, dhe Europës e shijeve të saj dhe ejani në vallen e batakut dhe të batakçillëkut. Shqipëria në 25 prill do të përballet me një test karakteri. Shqiptarët do të duhet të vendosin anën në të cilën. Sepse në 25 prill është dita jo për të bashkuar kënaqësitë tona, por për të bashkuar pakënaqësitë tona dhe për t’i thënë vetes dhe njëri-tjetrit që pikërisht ka gjëra të pabëra. Shumëkush thotë se; çe do Edi Rama mandatin e tertë. Në fakt kush nuk do të të besoj, s’ka për të besuar kurrë. Por mandati i tretë nuk është për mua.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...