13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Partitë e ekstremit të djathtë fituan zgjedhjet ,Sa është paga mujore e një eurodeputeti?

Partitë e ekstremit të djathtë fituan zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian të cilat u mbajtën prej datës 6 qershor deri të dielën e 9 qershorit. Nga 360 milionë votues me të drejtë vote në BE, vetëm rreth 51% e tyre shkuan dhe hodhën votën në qendrat e votimit. Kjo është një rritje e vogël në krahasim me vitin 2019, kur ka pasur një rritje të madhe të pjesëmarrjes dhe përqindjen më të lartë që nga viti 1994.

Në përfundim u zgjodhën 720 anëtarë të PE, nga secili vend. Shpërndarja e vendeve është si më poshtë:

– Gjermania: 96 vende
– Franca: 81 vende
– Italia: 76 vende
– Spanja: 61 vende
– Polonia: 53 vende
– Rumania: 33 vende
– Holanda: 31 vende
– Belgjika: 22 vende
– Greqia, Çekia, Suedia, Portugalia dhe Hungaria: 21 vende
– Austria: 20 vende
– Bullgaria: 17 vende
– Danimarka, Finlanda, Sllovakia: 15 vende
– Irlanda: 14 vende
– Kroacia: 12 vende
– Lituania: 11 vende
– Sllovenia dhe Letonia: 9 vende
– Estonia: 7 vende
– Qipro, Malta e Luksemburgu: 6 vende

Sa është paga mujore e një eurodeputeti? Nga të dhënat zyrtare nga faqja kryesore e Parlamentit Europian, paga mujore e çdo anëtari është e njëjtë për të gjithë. Paga mujtore e një eurodeputeti është 10,075.18 € bruto dhe 7,853.89 € neto, pas zbritjes së taksave të BE-së dhe kontributeve të sigurimit. Të dhënat e publikuara janë nga 1 korriku 2023, fonde të cilat dalin nga buxheti i Kuvendit.

Paga e tyre ndryshon vetëm në varësi të taksave shtesë që mund të vendosin shtetet e tyre, që dmth se ka shtete që mund të vendosin taksa shtesë kombëtare, shifrat përfundimtare neto varen nga regjimi tatimor i vendit të origjinës së deputetit. Pagat përcaktohen në 38.5% të pagës bazë të gjyqtarit Gjykata e Drejtësisë e BE, siç përcaktohet në Statutin për deputetët e PE.

Në Statutin për deputetët e PE gjithashtu përcaktohet edhe mosha e pensionit për çdo anëtar. Ish-deputetët kanë të drejtën e pensionit kur mbushin 63 vjeç dhe shifra që përfitojnë është e barabartë me 3.5% të pagës së tyre për çdo vit të plotë në detyrë dhe një të dymbëdhjetën e saj për çdo muaj tjetër të plotë, por jo më shumë se 70% në total.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...