Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet prapaskena e spektaklit “Big Brother VIP”, duke përqendruar vëmendjen te Ledion Liço në momentin kur sapo ka dalë live me nisjen e episodit.

Ky postim vjen pas një periudhe mungese imazhesh të Ledionit në profilin e Sarës, gjë që kishte ngritur pikëpyetje tek ndjekësit e saj. Fotoja e fundit duket se e hedh poshtë çdo dyshim, duke treguar praninë dhe mbështetjen e saj për partnerin në një nga momentet më të rëndësishme profesionale.
Në imazh, Ledioni shihet i fokusuar në skenë, ndërsa Sara e ka ndarë këtë moment me publikun si një shenjë qartësie dhe mbështetje të hapur për të.






