7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Pas tensioneve politike te vazhdueshme në Mal të Zi , Abazoviç gati të jap dorëheqjen

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur deklaratave dhe komenteve të Kryesisë Demokratike të Malit të Zi e cila ka kërkuar që Abazoviç të japë dorëheqjen pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë.

Nuk ka munguar edhe reagimi nga Abazoviç, duke theksoi se është gatshëm të japë dorëheqjen.

Në një intervistë për mediat e vendit, ai është shprehur se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së Malit të Zi Demokratik.

“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese, të drejtësisë… Le të kontribuojmë të gjithë për këtë. Po shkojmë për zgjedhje të reja, qeveri, rindërtim apo ndonjë model tjetër, por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët e demokratëve, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, nëse është në ndonjë mënyrë tjetër… Unë jam gati të jap dorëheqjen”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ka ardhur koha t’ia dorëzojmë stafetën dikujt tjetër, Abazoviç ka thënë se ajo që ka propozuar qeveria po funksionon.

“Mali i Zi ndryshon në shumë mënyra nga 30 gushti 2020 dhe të gjitha proceset që ndodhën nuk kanë ndodhur në dëm të Malit të Zi. Ky ishte detyrimi ynë. Ndonjëherë ndihemi të vetmuar në mbrojtjen e Malit të Zi civil, kjo shfaqet shpesh, por më e rëndësishmja është që procesi të vazhdojë dhe askush nuk mund ta ndalë atë”, tha Abazoviç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...