26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Pas ultimatumit të Ramës punonjësit e ambasadës së Iranit mbledhin sendet personale dhe djegin dokumentat

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, mbrëmjen e sotme forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në ambientet e ambasadës të Iranit në Tiranë duke i kërkuar që të lirojnë ambientet e godinës.

Punonjësit e ambasadës së Iranit, përveçse janë duke mbledhur sendet e tyre personale janë duke djegur edhe disa shkresa apo dokumente përmbajtja e të cilave nuk dihet. Një kamionçinë me tre fuçi hyri pak orë më parë ne ambasadë, ku mesa duket kanë shërbyer për djegien e këtyre dokumenteve. Ndërsa forcat e policisë janë larguar nga dera kryesore dhe janë zhvendosur ne fillim te rrugës që të çon për tek ambasada iraniane e cila ndodhet përballë piramidës.

Bëhet me dije se policia i ka kërkuar autoriteteve iraniane që të lirojnë ambientet e godinës pasi kryeministri Edi Rama sot i ka vendosur ultimatum që brenda 24 orësh stafi i ambasadës duhet të largohet nga Shqipëria.

Ky vendim i qeverisë shqiptare vjen menjëherë pasi Rama tha se ka prova të qarta që sulmi kibernetik ndaj serverave të shtetit shqiptar është porositur nga qeveria e Iranit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...