1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Patëm dhe ca që e nisën në pushtet në kohën e sufllaqeve”, Meta hedh akuza dhe kërkon fuqizimin e grave

Në një takim për fuqizimin ekonomik të grave, Ilir Meta fokusohet në përplasjet brenda partisë së tij, duke kritikuar Monika Kryemadhin dhe duke shprehur mbështetje për Erisa Xhixhon. Ndërsa Meta shfaq shqetësim për karrieristët brenda partisë, ai premton të ndërtojë një sistem meritokratik të hekurt për të korrur rezultate më të mira.

Unë i dua shumë gratë që janë burra në karakter. Unë do të mbështes shumë gratë si Thatcher që nuk na mungojnë por i kanë vënë stërkëmbësha. Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Sepse kisha ca gra që më thonin mua: Mos fol më për Vasil Laçin ti! Se Vasil Laçi nuk është në modë, të rinjtë nuk e kuptojnë Vasil Laçin. Pse flet ti për Vojo Kushin? Jo jo, po se nuk flasim për këta ne. Se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, tek ato vathët e shtrenjtë, tek ato orët e shtrenjta, tek ato takat e larta. Prandaj po na ikin të rinjtë ne. Se ai Vasil Laçi u bë hero se kishte një nënë heroinë. Që e rriti jetim, e rriti me dashurinë për atdheun dhe 19 vjeç vajti atje dhe i ra perandorit. Po kush mbahet mend? Mbahen mend ata shqiptarë atje me lule, si servila?

Njoh gra që kemi bërë ministre, kemi bërë deputete e thonë ca ka bërë Ilir Meta për mua e duhej të kishte bërë më shumë.Gratë do të jenë prioriteti i parë i Ilir Metës. Jo vetëm që do të jenë në strukturat tona. Nëse unë zgjidhem president i PL-së zv/presidentja Erisa Xhixho . Shumica do të jenë gra, por gra burra si Theçer, jo skemaxhie, gra që luftojnë për gratë. Të zonja që përmirësohen cdo ditë. Kam parë gra që vrapojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, si Valbona Basha, që jo vetëm bën punët e saj e kurrë s’kërkoi favor nga partia. Ne kemi vajza e gra që i kemi përkëdhelur dhe i kemi bërë anëtarë të këshillit bashkia e ata nuk venë në këshill ndërsa Veliaj bën kërdinë me 5 D “ Meta.

Thotë se është zhgënjyer nga gratë që e nisën karrierën politike në pushtet në kohën e sufllaqeve, dhe tani do jetë ndryshe dhe beson tek gratë si Erisa Xhixho që e ka përjashtuar nga radhët e tradhtarëve, Erisa Xhixhon, e projekton edhe për kryeministre.

“Ilir Meta ka bërë gabim të madh nuk kam krijuar një sistem meritokratik, ka besuar më shumë seç duhet. Prandaj të mos zhgënjehet do kontrolloj dhe ndërtoj një sistem të hekurt. Mirëpresim cdo platformë fraksioni, por kjo sdo jetë parti fjalësh, thashethemesh klubesh, do të jetë parti misionarësh, ekzekutive, kur merret vendimi i shkohet deri në fund me shpejtësi me afate me çdo çmim, besoj shumë te përgjegjshmëria e grave e vajzave, te Erisa, se është themeluese, sic jam dhe unë që 17 vjec, është model i suksesshëm se e ka nisur në opozitë vajza, se patëm dhe ca që e nisën në pushtet në kohën e sufllaqeve. Kjo mund të ishte shumë mirë dhe president e PL, kryeministre e Shqipërisë, pse s’bëhet? Se kemi regjim mafioz, është detyra ime e Berishës e patriotëve ta shkulim mafien të kemi kryeministre si Erisa Xhixho. Mbas konventës do kemi me dhjetra Erisa Xhixho që janë përjashtuar, larguar, dhe janë intimiduar në partinë tonë se duhej të ishte një rreth i mbyllur” nenvizoi Meta.

I zhgënjyer nga drejtimi i Monika Kryemadhit, besimin politik tashmë e ka tek Erisa Xhixho, të cilën e vlerëson për angazhimin dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar

“E vetmja herë kur nuk i përgjigjet telefonatave të mia është kur çon fëmijët në shkollë’ tha Meta.

Madje hodhi akuza se brenda partisë ishin përpjekur për të zbehur figurën e Erisa Xhixhos si deputete në parlament

Megjithë krizën brenda vetes, fraksionet, apo mendimin ndryshe siç ka vendosur ta quajë Kryemadhin, ish-kryetaren e LSI-së, thotë se janë të mirëpritura, pa nguruar t’i njohë vetes edhe gabimet e së shkuarës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT