28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, për çështjen Becchetti/ Duma: “Kjo çështje nisi për politikë dhe sot rezulton në 3 dëme të mëdha”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një prononcim për mediat, ka treguar se ata si grup parlamentar kanë depozituar zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, për çështjen “Bechetti”.

Grida Duma tha se dëmi ekonomik që sot duhet të paguajnë shqiptarët është për shkak të nisjes së kësaj çështje si “një hakmarrje politike” e kryeministrit Rama.
“Sot protokolluam kërkesën zyrtare të PD dhe grupit parlamentar të PD, sa i përket komisionit hetimor të Kuvendit për çështjen Bechetti. Opinioni publik është i njohur në këtë rast dhe koston mbi 120 mln euro që shqiptarët duhet t’i paguajnë një kompanie private. Në këtë gjendje që është Shqipëria sot do të duhet të paguajë një borxh tjetër, për një sagë që nisi në 2015 si një sagë hakmarrje politike. Ajo ishte një ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit dhe në atë rast, publikoi dasmën luksoze të Veliajt.
Kjo çështje nisi për politikë dhe sot rezulton në 3 dëme të mëdha. Dëmi i prishjes së një investimi të huaj, moslejimi i fjalës së lirë të një mediaje dhe koston financiare që duhet të paguajmë. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet dhe për të mbyllur një sagë tjetër, ky komision hetimor, ne si anëtar të këtij komisioni duam të shtrojmë më tepër qartësi dhe që dëmin në fund, duhet të mos e paguajnë shqiptarët që s’kanë asnjë faj, pora ta që e nisën me koshiencë këtë dëm”, tha Duma.
Të gjitha veprimet që kanë cuar në këtë fitim të cështjes nga kompania private përfshin shkeljen e pavarësisë së drejtësisë, momenteve që ky komision duhet të nxjerrë. Për të mbyllur një sagë tjetër që është dikush korrupton bën presion e shqiptarët paguajnë, ne duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe që dëmin duke iu drejtuar drejtësisë me faktet që do nxjerr komisioni mos paguajnë shqiptaret por ata që e nisën me koshiencë”, tha Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...