13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

PD kritikon rritjen e tarifave në Elbasan: “Vendim arbitrar dhe i paarsyeshëm”

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak të Elbasanit për rritjen e tarifave të shërbimeve për vitin 2026. Sipas tij, vendimi është marrë “në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe pa asnjë analizë ekonomike”, duke prekur të paktën 8 shërbime bazë për qytetarët.

Himçi kritikoi rritjet e tarifave për pastrim, ndriçim publik dhe mirëmbajtje infrastrukture, duke theksuar se qyteti dhe lagjet rurale vuajnë nga shërbime minimale ose të papërfunduara.

“Si mund të rritet tarifa e pastrimit, kur koshat e mbeturinave janë çdo ditë plot? Si mund të rritet tarifa e ndriçimit, kur lagje të tëra jetojnë në terr?”, pyeti Himçi.

Ai akuzoi Bashkinë dhe kryetarin Gledian Llatja për mungesë transparence dhe përmoskonsultim me qytetarët, duke theksuar se vendimi vjen në një kohë kur qyteti po përballet me probleme të mëdha ekonomike: falimentime biznesesh, pensionistë që nuk mbyllin muajin dhe largim të të rinjve.

Deputeti i PD theksoi se rritjet e tarifave pasojnë premtime elektorale të papërmbushura:

Sa herë ka zgjedhje, Partia Socialiste premton ulje taksash, rritje rrogash dhe mbështetje për biznesin. Por vetëm 6 muaj pas zgjedhjeve, Bashkia vendos të rrisë tarifat me 30 deri në 100% për qytetarët”, deklaroi Himçi.

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë, analizë të qartë të kostove, shkurtim të administratës dhe ndalimin e shpërdorimit të fondeve publike, duke nënvizuar se qytetarët nuk mund të mbajnë “barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...