26.4 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Anagni për trafik kokaine, shqiptari tjetër në arrati

Karabinierët italianë në rajonin e Anagni kanë arrestuar një 23-vjeçar shqiptar gjatë një aksioni kundër trafikimit të drogës. Operacioni u zhvillua dy ditë më parë në rrugën “Via Casilina”, gjatë një patrullimi rutinë.

Efektivët vunë re një makinë me dy persona, e cila tentoi t’i shmangej kontrollit duke bërë një kthesë në formë U-je, por automjeti u kap në zonën Osteria della Fontana.

Gjatë kontrollit, i riu, i ulur në sediljen e pasagjerit, përpiqej të hiqte një pako të fshehur në xhaketën e tij. Karabinierët gjetën 14 doza kokainë me peshë rreth 7 gramë dhe 440 euro cash.

23-vjeçari u arrestua dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Bashkëpunëtori i tij, një shqiptar 38-vjeçar që drejtonte automjetin, ndodhet në arrati. Kontrolli ishte pjesë e një fushate më të gjerë të Karabinierëve të Anagni kundër shpërndarjes së drogës në zonë.

Më vonë, Gjykata e Frosinone-s vlerësoi arrestimin si të ligjshëm dhe lëshoi një urdhër dëbimi për 23-vjeçarin. Ai u shoqërua në Zyrën e Imigracionit dhe më pas u dërgua në qendrën e pritjes në Potenza, në pritje të largimit nga Italia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...