10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Çmimet e karburanteve/ PD: Qeveria po mbron tregtarët e shumicë dhe veten

Partia Demokratike ka denoncuar çmimin e karburanteve në Shqipëri, pasi ndërkohë që prej kohësh në bursa ka rënie të çmimit të naftës, në vendin tonë çmimi shënon rritje.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar, Klodian Muço ka deklaruar se çmimi reflektonte direkt në shportën e qytetarëve duke bërë që këta të fundit të konsumonin më pak.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Klodian Muço

Të dashur qytetarë shqiptarë,

Janë disa të vërteta të cilat ne po i bëjmë publike nga foltorja e Partisë Demokratike, përsa i përket abuzimit me çmimin e naftës në Shqipëri.

Referuar të dhënave të bursës ndërkombëtare sot nafta është 88 dollar për fuçi, ndërkohë që nafta në Shqipëri nuk njeh ulje por vijon të rëndojë akoma e më shumë të ardhurat në mbijetesë të qytetarëve shqiptarë.

Ndonëse bursa e naftës sot është 4 dollarë më pak se para luftës në Ukrainë, çmimi në Shqipëri nuk njeh rënie, ajo është 30 lekë më tepër sesa para fillimit të luftës.

Rrjedhimisht, ky çmim reflekton në shportën e konsumatorit shqiptar, i cili sot shpenzon më shumë dhe konsumon më pak.

Bordi që duhet të mbronte konsumatorin, po mbron tregtarët e shumicës apo pakicës si dhe veten, pasi arkëton më shumë TVSH.

Por nga ana tjetër ndërsa Ministria e Financave deklaron rënie të importit me 16.7% të karburanteve për 3 mujorin e dytë, INSTAT deklaron rritje të konsumit me 5.2%.

Këto dy deklarata në vetvete nxjerrin në pah se janë rreth 40 milionë litra naftë diferencë ndërmjet asaj që deklaron Ministria dhe shifrave që deklaron INSTAT.

Mos vallë qeveria në këtë rast më tepër sesa të mbrojë qytetarin me borde, duhet ta mbrojë duke reduktuar kontrabandën?

Në fund por jo nga rëndësia kryeministri Rama deklaroi se nuk ul taksat e naftës se po mbron qytetarët nga çmimi i energjisë.

Sot ai e rriti çmimin e energjisë mbi 800kwh, 4.4 herë më shumë.

Atëherë ai duhet të heqë taksat dhe të ulë çmimin e naftës pasi barrën e energjisë ia kaloi konsumatorëve.

Është e qartë që qeveria nuk ka interes të reflektojë në të mirë të qytetarëve. Ajo nuk ka punuar asnjëherë për mirëqënien e tyre, madje për të krijuar terror, ajo ka fuqizuar propagandën e mashtrimit, sa për t’i hedhur sy shqiptarëve.

Por e vërteta është aty, në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar, dhe këtë qeveria nuk e mbulon dot me propagandë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...