33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rama për ndërtimet e pallateve : E kanë fajin prokurorët e korruptuar

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ndërtimet pa leje në vend, duke u përqendruar në pallatet e sekuestruara deri më tani në Tiranë.

Rama tha se ndërtimi i tyre ishte bërë falë korruptimit të prokurorëve, ndërsa shtoi se pronarët do të viheshin para dy zgjedhjeve, të blinin katet e ndërtuara pa leje me çmimin e tregut ose t’i dorëzonin për shërbim social.

“Kur ne kemi nisur këtë betejë nuk ka pasur pallat në Tiranë që nuk kishte ndërtim pa leje. Sot kemi përsëri, mësimi që ne kemi nxjerrë ësthë që këta me prokurorët e korruptuar e zgjidhin.

Kjo është zgjidhja që ne kemi zgjedhur dhe besoj është përfundimtare. Asnjë metër tokë nuk do gëzojnë ata që e kanë ndërtimin pa leje. Do e blejnë me çmimin e tregut ose do dorëzojnë të gjithë godinën. Këto janë rrugët sesi secili e tregon patriotizmin e vetë.

E mbylla me një tingëllim jo fort pozitiv për disa por besoj se ky është interesi i shumicës që punon sipas rregullave dhe kontribuon sipas mundësisë në punësim dhe zhvillimin e vendit dhe ka nevojë për drejtësi në arbitrim në lojën e pashmangshme të konkurrencës”– tha Rama.

Kjo është e disata herë që Rama fajëson prokurorët, ndërkohë që vetë zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku e konsideroi si “mister” shfaqjen e pallateve të ndërtuara pa leje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...