28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

PD vijon denoncimet e aferës së inceneratorëve: “Kontratat që u jep Edi Rama biznesmenëve konsiderohen piketa për një manual të ri “Si të bëhesh milioner”

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e aferës së inceneratorëve, teksa këtë të premte, janë publikuar dokumentet që dëshmojnë “fitimin e pastër të ortakëve që ndajnë paratë me Edi Ramën”. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, flet për Vendimin e Qeverisë “që t’i japë Stela Gugalles nga buxheti në mëngjes 23 milion euro, të cilat në mbrëmje vijnë te xhepi i Ahmetajt dhe Ramës”.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

Kontratat që u jep Edi Rama biznesmenëve (në thonjëza) mund të konsiderohen piketa për një manual të ri “Si të bëhesh milioner”.

Sigurisht, pika kryesore e këtij manuali duhet të jetë e theksuar me shkronja kapitale TE NDASH PARATE ME ‘BAMIRESIN’ DMTH RAMEN.

Stela Gugallja kështu është bërë milionere, për shembull.

Pa pasur as 1000 USD në konto bankare, pa pasur asnjë ekspertizë, pa studiuar kurrë as edhe një leksion për fushën e menaxhimit te mbetjeve, dhe pa investuar as një lopate apo karroce dore, mori 23 milion euro nga buxheti i shtetit.

Për një projekt të pakërkuar, të paçertifikuar dhe që binte në kundërshtim me “Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve”.

Pa garë, bëhet një vlerësim pa publikuar asnjë kriter, pasi nuk ka asnjë ekspert incenerimi në Shqipëri.

Ndonëse Agjensia e Prokurimeve Publike njofton se nuk është ligjore procedura, Edi Rama, kur vendos të të bëjë milioner, nuk pyet për ligj, pasi ai vetë është Maliqi.

Brenda ditës bëhet gjoja sikur mbyllen 9 procedura, bëhet gjoja sikur negociohet kontrata dhe, ndonëse kontrata ka thagma që bien ndesh me ligjin, brenda ditës del Vendimi i Qeverisë që t’i japë Gugalles nga buxheti në mëngjes 23 milion euro, të cilat në mbrëmje vijnë te xhepi i Ahmetajt dhe Ramës.

Çfarë u vu në dispozicion të bankës për sigurimin e kredisë, do të pyesni ju?

1. Aksionet e kompanisë së posakrijuar që kishte më pak se 1 mijë usd kapital;
2. Kontratën me shtetin që do marrë 23 milion euro;
3. Kontratën me italianin që do ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion.

Nuk ka asnjë kolateral, asnjë ekspertizë, asnjë investim, fitim i pastër 8 milion euro për ortakët që ndajnë paratë me Edi Ramën!

Pyetjet tona për SPAK-un, dhe ata me pak vesh e sy, janë si vijon:

1. A duhet shpallur Shqipëria kampione në Doing Business me këtë dokument që shohim?

2. A ishte kjo kompani e posakrijuar e njëjta me atë që u tha se kishte eksperiencë dhe meritonte 23 milion euro?

3. Si merr një koncension 23 milionësh një kompani që ka 1 mijë USD kapital?

4. A kishte njohje Rama-Ahmetaj-Agaci me Gugallen, apo me mirë Klodian Zoton apo Mirel Mertirin?

5. A u shkarkua Arben Ahmetaj që, kur t’i trokasin te porta te jete ish-zevendës kryeministër dhe jo numri 2 i Qeverisë Rama?

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...