9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

PDIU nuk do të ketë numërues votash në zgjedhjet e 25 prillit/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzon kërkesën e tyre

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka rrëzuar kërkesën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, për anëtarin e grupit të numërimit të votave, në zgjedhjet e 25 prillit. KAS la në fuqi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashit, i cili vendosi që PDIU të mos ketë numërues votash, me argumentin se është në koalicion me PD.

“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PDIU, ky vendim hy në fuqi menjëherë. Për këtë vendim në rast kontenstimesh mund të bëhet ankesë në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve”, tha KAS.

Fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, do të numërohen nga grupet e numërimit me 2 anëtarë të PS, 1 të PD dhe 1 të LSI. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak ditë më parë që anëtari i katërt i grupit të numërimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i hequr mundësinë PDIU të kishte anëtarin e saj, ndonëse kjo forcë politike kishte më shumë se 2 mandate në zgjedhjet e kaluara.

Kundër këtij vendimi mund të behet ankim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Përfaqësuesi i PDIU-së kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së duke theksuar se vendimi është në kundërshtim me ligjin.

“Ne jemi parti parlamentare, kjo ka qenë pika kur komisionari ka është bazuar për të ndryshuar pikën e këtij vendimi. Kërkojmë ndryshimin e vendimit, si vendim në kundërshtim me ligjin dhe PDIU të marrë pjesë në shortin e anëtareve të numërimit” , tha ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...