6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

PEJË / Plagoset me armë zjarri nipi i Ramush Haradinaj, plumbat kapin edhe një kalimtar

Dy persona janë plagosur sot në Pejë afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.Njëri nga të plagosurit mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mediat kosovare raportojnë se i plagosuri Ahmet Xhekaj është nip i familjes Haradinaj.Apo ndryshe, i plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka raportuar gjatë ditës  se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi .

Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar:

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...