9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Për herë të parë një femër në krye të Pentagonit?

Pritet që presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden të ndërmarrë një hap historik, dhe për herë të parë të zgjedhë një femër në krye të Pentagonit, duke thyer kështu një nga barrierat e rralla të mbetura për gratë në qeveri, shkruan Associated Press.

Siç raporton kjo agjenci, zyrtarët amerikanë dhe figurat kyçe të fushës së sigurisë konsiderojnë që Michele Flournoy, veterane e Pentagonit, si zgjidhje e duhur për këtë post.

E cilësuar si një “dorë stabile që favorizon bashkëpunimin e fuqishëm ushtarak jashtë vendit”, 59-vjeçarja Flournoy ka shërbyer shumë herë në Petangon, duke filluar gjatë viteve të 90-ta, e qëndrimet e saj sigurisht se do t’i siguronin përkrahjen nga të dyja palët për këtë post që kërkon miratimin edhe në Senat.

28 burrat që më parë shërbyen në këtë post nga viti 1947, përfshirë edhe treshen në administratën e Trumpit, kanë qenë veteranë ushtarakë. Por, Flournoy nuk ka shërbyer në ushtri.

Në dallim nga kolegët e saj që shërbyen në këtë post, Flournoy e sheh Kinën si sfidën më afatgjate në skenën ndërkombëtare.

Në korrik ajo tha se Shtetet e Bashkuara po e humbin përparësinë që e kanë ndaj konkurrentëve siç është Kina, sa i përket zhvillimit të teknologjisë ushtarake, ku sipas saj ky trend duhet të jetë prioritet i Pentagonit.

Megjithatë ajo është kundër largimit nga Lindja e Mesme dhe për këtë mbështet idenë “e prezencës së vazhdueshme por në volum më të vogël”. Ka mbështetur kufizimin e rolit në Afganistan duke u fokusuar më shumë në luftën kundër terrorizmit.

Trump kishte këmbëngulur vazhdimisht për tërheqjen e plotë të trupave ushtarake amerikane nga Afganistani, por deri më tani Pentagoni nuk ka marrë ndonjë urdhër për ta bërë një gjë të tillë.

Sa i përket Koresë së Veriut, ka thënë se forumin e tetorit se edhe pse arsenali bërthamor duhet të jetë qëllimi kryesor, ajo e ka të vështirë ta mendoj se si Kim Jong-un mund të pajtohet aq lehtë të heq dorë nga armët bërthamore, që i konsideron edhe si “biletë për mbijetesë”.

E kur është në pyetje Irani, Flournoy mbron qasjen e “rishikimit” të Republikës Islamike duke thyer modelin e njohur të dërgimit të sa më shumë forcave amerikane në Gjirin Persik si kundërpërgjigje ndaj provokimeve nga ana e Iranit, siç edhe bëri administrata Trump në maj të vitit të kaluar që u quajt si kërcënim i interesave të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...