17.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

“Për Ramën, më e lehtë është të ngulësh një pemë në prezencën e kandidatit të tij humbës”, Malaj me tone të ashpra pë vizitën e kryeministrit në Memaliaj

Kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë”, Albert Malaj, ka dhënë një deklaratë mbi vizitën e kryeministrit Rama, në Memaliaj. Malaj thotë se për Ramën më e lehtë është të ngulësh një pemë në prezencën e kandidatit të tij humbës dhe deputetit të urryer të zonës, sesa të investojë për një urë që do t’u vinte në ndihmë një komuniteti të tërë të majtë e të djathtë qofshin.

Kandidati ironizon mungesën e ujit, për të cilën fondi është dhënë gjithahstu dhe për rrugën Ballaban-Buz-Berat. Regjimet gjithmonë thërrasin në ndihmë “ushtarët” e administratës sa herë që u ofron dita e ndëshkimit për të mbushur boshllëqet nga keq-qeverisja, shtoi më tej Malaj.

Albert Malaj: Një ditë më parë kryeministri i vendit, bëri shfaqjen më të shëmtuar në Memaliaj në vazhdën e tureve të veta elektorale që kanë në fokus mbjelljen e pemëve.

Këto të fundit në Memaliaj, Rama i groposi dhe bënte aheng duke kërcyer dje, anës rjedhës së lumit pikërisht në vendin ku banorët e fshatrave Kallëmb e Kashisht e veçanërisht nxënësit, rrezikojnë jetën e tyre përditë duke u varur në teleferikun e improvizuar prej vitesh të tëra për të kaluar nga njëri krah i Vjosës në tjetrin. Për Ramën, më e lehtë është të ngulësh një pemë në prezencën e kandidatit të tij humbës dhe deputetit të urryer të zonës, sesa të investojë për një urë që do t’u vinte në ndihmë një komuniteti të tërë të majtë e të djathtë qofshin.

Kryeministri në fakt në Memaliaj, ka se me çfarë të “krenohet” sepse Memaliajn e ka bërë me ujë 24 orë përmes një fondi prej 4 milionë eurosh punimet e të cilit duhet të kishin përfunduar.
Ka me çfarë të “krenohet” sepse dje “përuroi” në fakt edhe rrugën Ballaban-Buz-Berat të cilën e pati premtuar se do të asfaltohej ndonëse përvit jep 250 milionë lek për t’a mirëmbajtur dhe që në realitet këto para, përfundojnë në xhepat e qeverisë korruptive vendore e qëndrore sepse asnjë lopatë nuk është hedhur për mirëmbajtjen e saj.

Pra kryeministri kishte se çfarë të “tregonte” por në fakt u tregoi atyre që kishte mbledh pas vetes sepse qytetarët e Memaliajt e braktisën, një zhargon fyerjesh ndaj kundërshtarëve të vet politik ashtu sikurse bën rëndom në çdo diarre që nxjerr nga goja.

Memaliaj i dha përgjigjen e merituar dje Ramës pasi disa syresh që kshin dalë, ishin pjesë e administratës së kryetarit në ikje dhe të importuar nga Tepelena e Përmeti.

Regjimet gjithmonë thërrasin në ndihmë “ushtarët” e administratës sa herë që u ofron dita e ndëshkimit për të mbushur boshllëqet nga keq-qeverisja.
Më 14 maj, Memaliaj do të çlirohet nga kjo politikë që e ka mbajtur peng për 10 vjet rresht.
Koha po afron!
BASHKË FITOJMË !

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT