22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Përdhunuan 11 vjeçaren në Kosovë,babai dorëzon në polici dhe të dyshuarin e pestë që mori pjesë në ketë ngjarje tronditëse

Pesë të rinj dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë. Autori i fundit i dyshuar, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri është dorëzuar në polici ditën e sotme nga babai i tij.

I riu mësohet se po merret në pyetje nga policia. Babai i tij në një prononcim për Gazeta Sinjali, tha se i biri s’ka qenë djalë problematik, duke ia hedhur fajin shoqërisë së tij, teksa theksoi se nuk do gjejë avokat për 19-vjeçarin.

“Ma mirë mos qofsha hiç, më mirë me më mbyt mua, mos me qenë gjallë se që jam prind. Unë vetë e kam dorëzuar Shkëlqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shtëpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kam për t’i gjetur avokat, me çfarë ta paguaj, punët ligsht. Me një rrogë 8 anëtarë”, tha ai.

Ndërsa rrëfeu se familja nuk e dinte se ku ishte i biri. Ai rrëfeu se doli ta kërkonte vetë dhe e gjeti në Koliq.

“Ma mirë me qenë i vdekur, se i gjallë. Shkëlqimi s’ka qenë në shtëpi, se kam ditur ku është. Unë vetë e kam dorëzuar në Polici. Në Koliq e kam takuar. Kemi dalë me ta kërkojmë edhe na ka dalë në udhë përpara”, përfundoi babai i 19-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një vendndodhje tjetër të panjohur.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.Rexhepi, Xh.S. dhe G.J., përdhunuan vajzën e mitur, në lagjen Arbëria, në Prishtinë.

Më pas aty shkoi edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, i cili është telefonuar nga vëllai i tij G. Rexhepi.

26-vjeçari raportohet se ka shkuar deri aty me makinën e tij ‘PickUp’ dhe ka futur në automjet vajzën 11-vjeçare, si edhe ka marrë vëllain dhe dy të miturit e tjerë të dyshuar.

Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur nga mjeti G. Rexhepi dhe i mituri Xh. S. Ndërsa Ekremi ka vazhduar rrugëtimin me të miturin tjetër G.J., drejt një vendndodhje të panjohur.

26-vjeçari dyshohet se ka ndaluar makinë dhe e ka përdhunuar 11-vjeçaren. Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje e rëndë, Ekremi ka telefonuar të dyshuarin e pestë, Shkëlqim Kamerin, i cili po ashtu dyshohet se përdhunoi të miturën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...