16.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

“Përfaqësuesit tuaj ikën me bisht ndër shalë”/ Deputeja e PS, Antoneta Dhima: “Nuk është një skenë krimi, përgjegjësia është individuale”

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët deputetet e të dyja palëve kanë ngritur tonet, teksa kanë debatuar për impiantin e mbetjeve të Fierit. Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Antoneta Dhima ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, e cila u shpreh se inceneratori ishte një fantazmë.

Sipas saj, nga ajo çka u pa në terren rezultoi se ky impiant i përpunimit të mbetjeve është funksional  dhe objekti është duke u kolauduar, për të qenë gati brenda 45 ditëve.

Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku u shpreh se duhet folur më konkretisht dhe të mos mbrohet askush, pasi sipas saj inceneratorët janë një strukturë kriminale.

Deputetja Dhima, teksa deklaroi se qytetarët kanë falënderuar Ramën, tha se së shpejti edhe dy bashkitë e tjera Roskoveci dhe Patosi do të kenë një stacion grumbullimi që të ulin kostot e transportit.

“Sot zero lekë paguajnë bashkitë dhe përfaqësuesit tuaj ishin atje dhe kur e morën këtë informacion ikën me bisht ndër shalë. Objekti është atje. Sot Do t’ua tregojmë edhe në Elbasan investimin që ka shpëtuar Elbasanin.

“Më vjen mirë që një pjesë e mirë e juaja ishte atje tek inceneratori  i Fierit. Këlliçi ka thënë këtu se inceneratorë ishte fantazmë, në fakt nuk ishte i tillë. Ne pamë që ai ishte i ndërtuar dhe landfillin që ishte funksional. Të gjitha mbetjet nga ana e bashkive shkojnë atje dhe puna vazhdon. Nuk është një skenë krimi. Përgjegjësia ndaj secilit është individuale nuk është kolektive. Objekti ishte atje. Drejtuesit e firmës na dhanë sqarime se  objekti është duke u kolauduar dhe brenda 30-45 ditë ky objekt do dorëzohet. Ne vazhduam më tej edhe një vizitë në ish-fushë e mbetjeve që është rehabiluatuar dhe do të jetë në funksion të qytetarëve të fierit. Ne shkuam edhe në stacionin e grumbullimit të mbetjeve. Janë stacionuar atje makina që janë në funksion të mbetjeve. Nuk mund të themi që nuk ekziston dhe që ky është një investim jo i duhur. Qytetarët e Fierit i janë falënderues zotit Rama, i cili ka larguar nga ai kanceri që digjej përditë. Unë jam qytetare që kam jetuar dhe jetoj në qytetin e Fierit”, u shpreh Dhima.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT