19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Përfitoi nga amnistia, Sokol Sinomati arrestohet sërish pas disa orësh

Sokol Sinomati, i njohur si “Buzëderri”, babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, u lirua nga burgu me amnistinë penale, por u arrestua sërish sapo hyri në qytetin bregdetar.

Arrestimi u bë për shkak se ndaj tij ekziston një vendim i drejtësisë italiane që e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.

Sokol Sinomati, i njohur si “Buzëderri”, ishte një ish pjesëtar i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, dhe u arrestua në 2021 në Belgjikë për çështje droge. Në fund të vitit 2022, ai u ekstradua në Tiranë për një ngjarje në 2002 në Skelë, ku u vra Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...