14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit

Zbulimi i Organizatorëve të Serave me Kanabis në Berat

Nëntë persona, nga Malësia e Madhe, Kuçova dhe Berati janë identifikuar si organizatorët dhe financuesit e serave me kanabis që u zbuluan në fshatin Rërëz të Beratit dy vite më parë, ku rezultoi se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë.

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas, më 22 prill 2024, GJKKO firmosi caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona. Dy ditë më pas, më 24 prill, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat për 6 persona ndërsa 3 janë ende në kërkim.

Ndaj të arrestuarve të djeshëm ka dyshime të bazuara në prova se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë për marrjen me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluane një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike për kultivimin e kanabisit.

Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm ata rekrutuan persona të gjinisë femërore për punën e tyre në sera. Në periudhën shtator-tetor-nëntor, ata organizuan punën për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre.

Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...