10.5 C
Tiranë
Monday, December 22, 2025
spot_img

Përfshihet nga flakët automjeti në Krujë/ Shoqërohen në polici 6 persona për ngjarjen

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku mjeti Volkswagen në pronësi të shtetasit më iniciale S.H ka marrë flakë në parkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës tha zyrtarisht se janë shoqëruar 6 persona për ngjarjen. Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Sahit Hysa, i cili mbrëmjen e kaluar kishte shkuar për darkë tek motra e tij. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës së motrës, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe i kanë vënë flakën.

Ndërkohë mësohet se Hysa është vëllai i Elion Hysës nga fshati Gjorm, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik 2018, teksa pas vrasjes së tij qëndron një tjetër vrasje e ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

Policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme dhe për këtë arsye janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë  ka marrë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Dhjetor 2025

0
Dashi Ditë që kërkon qetësi dhe reflektim. Shmangni konfliktet dhe merrni vendime të menduara. Demi Stabilitet dhe siguri në veprime. Një çështje financiare mund të marrë drejtimin...

Parashikimi i motit, e Hënë, 22 Dhjetor 2025

0
Moti – 22 dhjetor 2025 Në Shqipëri parashikohet mot i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin, herë pas here të...

Athinë, përleshje në rrugë: Plagoset një shqiptar dhe një i mitur rus, autori në...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës rrugët e Athinës. Rreth orës 19:30, dy persona – një shqiptar dhe një...

“Skenografia për t’i hequr kapelën” ,Kozeta Kurti për Festivalin e 64 të Këngës në...

0
Edhe pse përplasjet me “menaxhmentin” e ri të RTSH-së janë të hapura, tradita e shënimit pas Festivalit të Këngës mbetet e pandryshuar. Siç shkruan...

Emergjencë gjatë udhëtimit me traget: 67-vjeçari nga Shkodra transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
Një 67-vjeçar nga Shkodra, Ndue Gjoka, u sëmur rëndë gjatë udhëtimit me traget në linjën Korfuz–Sarandë, teksa po kthehej për të festuar fundvitin me...