13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Sot Dita e Drejtësisë/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani uron gjqytarët dhe prokurorët: “Eshtë dita për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues”

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kujtuar sot Ditën e Drejtësisë.Përmes një mesazhi, Metani theksoi se 108 vite më parë nënshkruesit e Pavarësisë hartuan ‘Kanunin e Zhurisë’.

Metani uroi gjqytarët dhe prokurorët dhe punonjësit që lidhen me drejtësinë, për më shumë motivim dhe angazhim në punën e tyre fisnike.

Metani shprehet se drejtësia nuk është aty ku duhet, por sic shkruan ai kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër.

Nder te tjera Metani shkruan se kjo është një ditë për të reflektuar mbi udhën e gjatë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare, për të ardhur në ditët dhe nivelet e sotme.

MESAZHI I METANIT

108 vjet më parë nënshkruesit e Pavarësisë dhe etërit e krijimit të shtetit shqiptar hartuan bazën ligjore të organizimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, atë që njihet si “Kanuni i Zhurisë”. Në shenjë respekti për aktin e tyre historik dhe normat juridike të krijuara nga ky akt, 10 Maji kujtohet e nderohet si Dita e Drejtësisë.
Gjej rastin t’i uroj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë që lidhen me drejtësinë, Ditën e Drejtësisë, dhe t’i inkurajoj të gjithë, për më shumë motivim e me shumë angazhim në punën e tyre fisnike.
Eshtë një ditë për të reflektuar mbi udhën e gjatë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare, për të ardhur në ditët dhe nivelet e sotme.
Eshtë dita për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues, që sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë, me reformën më të thellë e të dhimbshme, duhet thënë, që ka njohur ndonjëherë.
Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër. Kjo pavarësi e garantuar me ligj për cdo gjyqtar e prokuror është një fuqi e madhe për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë e konsolidimin e shtetit të së drejtës, ku dhënia e drejtësisë nuk konsiderohet privilegj apo rastësi, por detyrim dhe e drejtë e çdo individi. Duke respektuar parimet e shenjta të profesionit, duke ruajtur të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, cdo gjyqtar e prokuror i bën një shërbim të madh shoqërisë dhe vendit tonë.
Të gjithëve, gëzuar Ditën e Drejtësisë!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...