16.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, evakuohen 3 persona, 1 familjar dyshohet të jetë djegur

Një banesë, në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës në Korçë, është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë. Si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë një person.

Mësohet se në banesë kanë qenë 4 persona në momentin e ngjarjes, ku 3 prej tyre kanë mundur të dalin. Njëri ka mbetur brenda në shtëpi dhe është gjetur i djegur nga zjarrfikësit.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu edhe policia është e pranishme për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT