14.5 C
Tiranë
Sunday, January 25, 2026
spot_img

Përjashtimi i Berishës/ Grupi për PD kërkon dorëheqjen e Bashës: “PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve”

Grupi për PD ka dale me nje deklarate publike ku kërkon dorëheqjen e kryetarit te partise Lulzim Basha, pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetit Sali Berisha.

Grupi për PD kërkon reformim të partisë dhe thote se hapi i pare drejt ketij reformimi eshte largimi apo doreheqja e Lulzim Bashes si kryetar i partise.

DEKLARATA NGA GRUPI PËR PD

Tiranë, 16 shtator 2021

Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare.
Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj.

PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj.

Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi.

Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...

Era e fortë bllokon rrugët në Vlorë, pisha rrëzohen në zonën e Zvërnecit

0
Një stuhi e erës së fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, ku disa pisha janë rrëzuar në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Autoritetet lokale...

Instagram pezullon përkohësisht llogaritë e mediave dhe organizatave civile në Serbi

0
Profile të reja, me pak postime dhe ndjekës të rinj, që ndoqën në mënyrë të koordinuar disa media kritike dhe organizata joqeveritare në Serbi,...

Aksident me motor në Fier–Libofshë humb jetën 35-vjeçari

0
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim, pas një aksidenti me motor. Sipas burimeve zyrtare, i riu...

Gazeta gjermane FAZ: Protesta në Tiranë shënon “fazën përfundimtare” për qeverinë Rama

0
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka pasqyruar me vëmendje protestën e opozitës shqiptare në Tiranë, duke e konsideruar atë një zhvillim kyç në...