8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Perlat për lideret : Aksesorët e preferuar të Kamala Harris, simbol i ambicies

Kamala Harris, kandidatja për presidente të SHBA-së, ka zgjedhur që perlat të jenë aksesorët e saj të përhershëm, të cilët e shoqërojnë 24 orë në 24. Ky zgjedhje nuk është rastësi, por më shumë se një preferencë estetike, mbart një histori dhe një simbolikë të veçantë. Nëse zgjidhet presidente, Harris mund të bëhet e treta grua lidere në histori që preferon perlat në vend të diamanteve, duke ndjekur gjurmët e figurave të njohura historike si Kleopatra dhe mbretëresha Elisabeta I e Anglisë. Në dallim nga Marilyn Monroe, e cila adhuronte diamantet, Harris i ka qëndruar besnike perlave, të cilat rrallë mungojnë në daljet e saj publike.

Një moment i rëndësishëm që lidhet me perlat në jetën e Harris ndodhi më 19 gusht 2020, kur ajo, si senatore, pranoi nominimin për nënpresidente të SHBA-së. Gjatë fjalës së saj, teksa mbante një gjerdan me perla, ajo falënderoi gratë që luftuan për të drejtën e votës dhe veçanërisht gratë e familjes së saj. Ajo gjithashtu përmendi organizatën “Alpha Kappa Alpha” (AKA), një nga organizatat më të famshme sociale në SHBA, ku janë pjesë figura të njohura si Toni Morrison, Phylicia Rashad dhe Maya Angelou.

Perlat kanë një lidhje të fortë me AKA, pasi ato janë simbol i organizatës për dekada me radhë. Themelueset e AKA quhen “Njëzet Perlat”, dhe çdo anëtare e re e organizatës merr 20 perla si simbol të solidaritetit, ambicies dhe mençurisë. Për Harris, kjo simbolikë e perlave ka pasur një domethënie të veçantë gjatë gjithë jetës së saj. Ajo ka mbajtur perla në çdo moment të rëndësishëm, nga diplomimi, betimi si senatore, deri në fushatën presidenciale.

Për komunitetin afro-amerikan, perlat përfaqësojnë ambicien dhe mençurinë, ndërsa simbolika e diamanteve është e ndryshme. Ndryshe nga diamantet, të cilat ndriçojnë dhe tërheqin vëmendjen tek vetja, perlat reflektojnë një shkëlqim që nxjerr në pah personin që i mban. Siç duket, për Kamala Harris, zgjedhja e perlave është një deklaratë e qartë për fuqinë dhe elegancën e saj si lidere.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...