34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Izraeli bombardon Libanin, me qindra viktima dhe të plagosur

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, bombardimet masive të ushtrisë izraelite të hënën kanë rezultuar në vrasjen e të paktën 100 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve, përfshirë gra dhe fëmijë. Këto sulme ajrore janë kryer në jug dhe verilindje të Libanit, me ushtrinë izraelite që raporton se ka goditur 300 shënjestra në përpjekje për të rritur trysninë ndaj grupit militant Hezbollah, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmet ajrore janë njoftuar nga ushtria izraelite përmes një postimi në rrjetin social X, ku u publikua një fotografi e shefit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtënant Herzi Halevi, duke dhënë urdhër për bombardime të mëtejshme nga shtabi qendror në Tel Aviv. Ky është një nga sulmet më të ashpra që ka kryer Izraeli në Liban që nga nisja e luftës me Hezbollahun në tetor të vitit të kaluar. Zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë Halevin, janë zotuar se do të ndërmarrin masa edhe më të ashpra ndaj Hezbollahut në ditët e ardhshme.

Gjatë sulmeve ajrore, sirenat e alarmit u aktivizuan në veri të Izraelit, duke paralajmëruar banorët për sulme të mundshme raketore nga Libani. Më herët, Izraeli u bëri thirrje banorëve në jug të Libanit që të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre, sidomos në zonat ku besohet se Hezbollahu ruan armatimet e tij, paralajmëruar për “bombardime të ashpra” në ato territore.

Përplasjet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan edhe më tej të dielën, kur grupi militant libanez hodhi qindra raketa në territorin izraelit, si përgjigje ndaj bombardimeve izraelite. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka deklaruar se sulmet do të vazhdojnë deri sa të sigurohet kthimi i qetë i banorëve izraelitë të shpërngulur nga zonat kufitare.

Hezbollahu është përballur me trysni të konsiderueshme javët e fundit, veçanërisht pasi mijëra pajisje komunikimi – përfshirë pejxherë dhe radiolidhje – të përdorura nga pjesëtarët e saj shpërthyen në mënyrë misterioze. Grupi militant libanez e ka fajësuar Izraelin për këtë incident, ndonëse ky i fundit as nuk e ka pranuar dhe as nuk e ka mohuar përgjegjësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...