10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Përleshje masive në Stradella mes grupeve rivale, 7 persona të plagosur mes tyre dhe shqiptarë

Një përleshje masive ndodhi mbrëmë (8 Shtator) në rrugët e Stradella, në provincën Pavia të Italisë, ku u raportua për 7 persona të plagosur rëndë dhe lehtë. Ngjarja përfshiu të paktën 20 individë dhe ndodhi në një zonë të quajtur “Via Pozzone”.

Dy grupe rivale, njëri prej të cilëve përbëhej nga egjiptianë të Stradellës dhe tjetri nga shqiptarë që kishin ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të afërta, u përplasën për motive ende të panjohura. Përleshja, e cila zgjati disa minuta dhe përfshinte arratisje dhe ndjekje, përfundoi me lëndime të shumta.

Një nga të plagosurit, një 25-vjeçar shqiptar nga Montù Beccaria, u godit me thikë dhe u transportua në spitalin San Matteo, por nuk është në rrezik për jetën. Gjashtë të plagosurit e tjerë, që pësuan mavijosje në fytyrë, gjoks dhe bark, u dërguan në spitalet e Stradella, Voghera, Cremona dhe Piacenza.

Patrullat e karabinierëve dhe ekipet e shëndetësisë që mbërritën në vendngjarje filluan hetimet për të identifikuar të dëmtuarit dhe të tjerët e përfshirë në incident. Megjithatë, deri tani nuk janë publikuar identitetet e të përfshirëve dhe motive të sakta të përleshjes. Dyshimet për larje hesapesh apo prishje pazaresh janë të pranishme, por nuk ka prova të qarta që të mbështesin këto hipoteza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...